75 Mall Live Search
11:35 / E Enjte, 16 Qershor 2022 / LB

Policia bllokon rrugën “UÇK” e cila çon të Kuvendi

Policia e Kosovës ka bllokuar rrugën “UÇK”, e cila çon të Kuvendi i Kosovës. Kjo për shkak të protestës së veteranëve të luftës.

Në fakt një ditë më parë, veteranët kishin paralajmëruar se do t’ia pamundësonin hyrjen në Kuvend deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Protestës së nisur në ora 09:30, mbështetje i kanë dhënë disa nga partitë opozitare.

Veteranët po kërkojnë me çdo kusht përfshirjen e tyre në ngritjen e pagës minimale të propozuar nga Qeveria e Kosovës.