17:13 / E Hënë, 26 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Policia bllokon rrugët, shkak kalimi i dy eskortave qeveritare

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, janë takuar sot në Pejë për të nënshkruar nëntë marrëveshje.

Kabinetet e të dyja qeverive, më pastaj kanë zhvilluar një vizitë edhe në familjen Jashari në Prekaz, transmeton Indeksonline.

 

Pas kësaj, rruga në fshatin Komoran është bllokuar në të dyja anët, kjo si pasojë e kalimit të dy eskortave qeveritare.

Policia e Kosovës, ka ndërmarrë të gjitha masat e duhura.

Burime të Indeksonline bëjnë me dije se janë krijuar kolona të gjatë, deri në 5 kilimetra. /Indeksonline/