75 Mall Live Search
07:43 / E Enjte, 27 Qershor 2024 / MSH

Policia boliviane arreston liderin e tentativës për grusht shtet

Policia në Bolivi ka arrestuar liderin që tentonte të bënte grusht shtet, disa orë pasi pallati presidencial në La Paz u sulmua nga ushtarët.

Mjetet e blinduara dhe trupat kishin zënë pozicion në sheshin Murillo ku ndodhen ndërtesat kryesore qeveritare. Të gjithë më vonë u tërhoqën, shkruan BBC, transmeton Indeksonline.

Udhëheqësi ushtarak i kryengritësve, gjenerali Juan José Zúñiga, kishte thënë se donte të “ristrukturonte demokracinë” dhe se ndërkohë që ai respektonte presidentin Luis Arce për momentin, do të kishte një ndryshim të qeverisë. Ai tani është i arrestuar.

Presidenti Arce dënoi përpjekjen për grusht shtet, duke u bërë thirrje qytetarëve të “organizohen dhe të mobilizohen… në favor të demokracisë”.

“Ne nuk mund të lejojmë përsëri përpjekjet për grusht shteti për të marrë jetë boliviane”, tha ai në një mesazh televiziv drejtuar vendit.