23:06 / E Mërkurë, 03 Janar 2018 / indeksADMonline

Policia brenda vitit konfiskoi rreth 2 mijë kg drogë dhe shkatërroi 17 grupe kriminale

Afër 2 mijë kilogramë drogë janë gjetur dhe konfiskuar nga antidroga e Policisë së Kosovës përgjatë vitit 2017.

Në pranga kanë përfunduar rreth 1 mijë e 200 persona të dyshuar ku shumë prej tyre tashmë vuajnë dënimet në burgjet e vendit.

Të dhënat e antidrogës nga janari deri nëntor flasin se droga më e përhapur në vend është mariuhana ku gjithsej janë konfiskuar rreth 1900 kg, ndërsa llojet tjera ishin më pak të pranishme në duart e kosovarëve.

“Përgjatë këtij viti (2017) në Policinë e Kosovës janë hapur mbi 1 mijë e 171 raste të narkotikëve  ku të dyshuar kanë qenë 1 491 persona ndërsa të arrestuar ishin mbi  1 mijë e 200 persona”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, transmeton Indeksonline.

Ndryshe nga vitet e kaluara, në vitin 2017 është vërejtur një shtim i numrit të fermave të përfshira në raste të drogës, ku gjithsej të arrestuara kanë qenë 51 të cilat dyshohen për posedim, kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Në bazë të informacioneve  të Policisë, përgjatë vitit 2017 janë shkatërruar 17 grupe kriminale që janë marrë me shitjen e drogave.

Shtimi i rasteve të drogës, kryesisht në shkolla ka detyruar edhe kryeministrin e vendit Ramush Haradinaj të reagoi.

Ai gjatë një vizite që i bëri Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë u kërkoi zyrtarëve policor që të punojnë më tepër në parandalimin e drogave në shkolla.

Më poshtë keni tabelat e Policisë së Kosovës, ku jepen të dhënat e rasteve të drogave dhe konfiskimet e bëra përgjatë një viti.

Statistikat për raste: 2017