75 Mall Live Search
22:05 / E Diele, 14 Dhjetor 2025 / F.R

Policia britanike shpall në kërkim një shtetas shqiptar

Policia britanike ka shpallur në kërkim një shtetas shqiptar, Blerim Kordhaku, i cili kërkohet për rikthim në burg pasi po vuante një dënim për vepra penale të lidhura me drogën.

Sipas Sussex Police, Kordhaku është 25 vjeç, rreth 1.83 metra i gjatë, me flokë të errët dhe mjekër. Autoritetet bëjnë me dije se ai frekuenton shpesh zonën e Brighton-it.

Duke publikuar fotografinë e Blerimit dhe të dhënat e tij, policia u ka bërë thirrje qytetarëve që nëse e shohin ose kanë informacion që mund të ndihmojë në lokalizimin e tij, të telefonojnë menjëherë 999, duke cituar referencën 348 të datës 09/12./IndeksOnline/