Policia civile me aksion në Podujevë
Policia e Kosovës pasditen e sotme në hyrje të Podujevës ka ndaluar disa vetura të dyshuara.
Indeksonline ka siguruar fotot nga kjo kontrollë policore në të cilën kanë marrë pjesë policë të uniformuar por edhe civil.
Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes kanë thënë për Indeksonline se aksioni policor është zhvilluar për disa minuta porse nuk dihet arsyeja e tij.

Policët e uniformuar bënin ndalimin e automjeteve ndërsa ata civil janë marrë me procedurat tjera të kontrollit./Indeksonline/