14:16 / E Hënë, 26 Shtator 2022 / k.v

Policia deklarohet për aksidentin e rëndë në Llukarë

IndeksOnline pak më parë raportoi për një aksident të rëndë trafiku të ndodhur afër fshatit Llukarë të Prishtinës.

Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës ka thënë për IndeksOnline se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 13:00, në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, ku është përfshirë një veturë.

“Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka deklaruar Ahmeti.

Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti./IndeksOnline/