15:42 / E Enjte, 18 Nëntor 2021 / AR

Policia deklarohet për aksidentin në Carralevë, një person është dërguar në Emergjencë

Indeksonline pak më parë raportoi për një aksident mes dy automjeteve në Carralevë.

Si pasojë e kësaj, një person ka marrë lëndime trupore, i cili po trajtohet në Emergjencë.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Rreth orës 14:33, në Carralevë ka ndodhur një aksident trafiku mes një kamioni dhe pikup. Përveç dëmeve materiale, një person është lënduar i cili po trajtohet në emergjencë. Me rastin po merren njësiti i trafikut rajonal në Prizren”, tha ai.

Më poshtë pamjet: