75 Mall Live Search
08:48 / E Enjte, 27 Janar 2022 / AR

Policia deklarohet për aksidentin në Dobrush të Istogut

Indeksonline pak më parë raportoi për një aksident në fshatin Dobrush të Istogut.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi njoftoi se si pasojë e këtij vetaksidenti është lënduar një person.

“Rreth orës 6:15 Policia është njoftu për një vetaksident. Një person me veturë ka dalë nga rruga, me ç’rast ka pësuar lëndime. I njëjti është dërguar në emergjencë për tretman mjekësor. Në vendngjarje kanë dalë hetuesit e aksidenteve”, u shpreh ai./Indeksonline/