Policia deklarohet për aksidentin në Ferizaj, 4 të vdekur dhe një e lënduar

Policia e Kosovës është deklaruar për aksidentin në Ferizaj ku humbën jetën 4 persona.
Në njoftimin e tyre thuhet se në aksident ishin të përfshira dy automjete, ku si pasojë 4 persona vdiqën ndërsa edhe një tjetër ka mbetur e lënduar, shkruan Indeksonline.

“Sot, rreth orës 15:37 në rrugën magjistreale Ferizaj –Shtime , në fshatin Koshare të Ferizajt, ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor, të përfshira ishin dy automjete civile udhëtarëve .
Si pasojë e këtij akasidenti kanë humbur jetën 4 persona dhe është lënduar një tjetër, i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes janë të gjitha Njësitet e Policisë dhe Prokurori i Shtetit, të cilët po e hetojnë rastin. Për detaje tjera do të njoftoheni me kohë”.
Lidhur me rastin, Indeksonline pak më parë ka publikuar edhe pamje nga vendi i ngjarjes. KLIKO KËTU