Policia deklarohet për aksidentin në Korroticë, 6 persona të lënduar rëndë

Indeksonline pak më parë raportoi për një aksident të rëndë në fshatin Korroticë e ulët të Drenasit.
Lidhur me rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës.
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Indeksonline tha se lëndime të rënda trupore kanë marrë 6 persona.

Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 16:00, në fshatin Korroticë e ulët të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore kanë pësuar 6 persona dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”.