14:12 / E Hënë, 09 Maj 2022 / LB

Policia deklarohet për aksidentin në Lupq, u përfshie një veturë dhe një autobus

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Lupç të Podujevës ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, ku janë përfshirë një veturë dhe një autobus.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani ka thënë për Indeksonline se në këtë aksident janë lënduar disa persona.

Deklarata e plotë e Policisë:

Ju njoftojmë se me 09.05.2022, rreth orës 13:04, te vendi i quajtur Kulina në Lupç të Podujevës ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, ku janë përfshirë një veturë dhe një autobus.

Lidhur me rastin janë njoftuar ekipet mjekësore, të cilat kanë dalur në vendin e ngjarjes.

Njësiti policor i trafikut është duke u marrë me rastin, përderisa njësitet tjera janë duke ridrejtuar trafikun.