75 Mall Live Search
18:14 / E Diele, 23 Korrik 2023 / AR

Policia deklarohet për aksidentin në Skenderaj

Tre persona janë lënduar si pasojë e aksidentit në fshatin Makremal të Skenderajt.

Kështu ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.

“Rreth orës 17:40, është raportuar për aksident trafiku i shkatuar në  fshatin Makremal  të Skenderajt. Në aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar tre persona”, njoftoi ai.