17:04 / E Enjte, 13 Maj 2021 / AR

Policia deklarohet për aksidentin te Guri i Plakës, katër të lënduar

Indeksonline pak më parë raportoi për një aksident trafiku mes dy veturave tek vendi i quajtur Guri i Plakës.

Rasti është konfirmuar për Indeksonline nga zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishinës, Flora Ahmeti.

Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 14:00 në rrugën Bardh i madh -Drenas, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pranuar trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”.

LLUZHAN

Sot rreth orës 15:00,në fshatin Lluzhan të Podujevës ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku jane perfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.Me rastin po merret njësiti i trafikut.