11:51 / E Premte, 24 Maj 2019 / indeksADMonline

Policia deklarohet për alarmin e bombës në Prishtinë

Sic njoftoi Indeksonline, në Prishtinë sot është raportuar për një bombë në objektin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Tanimë ekipet policore dhe ato të deminimit kanë dal në teren dhe po hetojnë rastin, raporton Indeksonline.

Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline, zyrtarja për informim në POlicinë rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 10 :30 kemi pranuar informatën se ne dy  objekte ne rrugën Luan Haradinaj në Prishtinë, ndodhen  mjete  te dyshuara shpërthyese. Menjëherë pas marrjes së informatës në vend ngjarje kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore të cilat aktualisht janë duke u marr me rastin”, ka theksuar ajo.

Ahmeti ka shtuar se për detaje të tjera do të njoftojnë më vonë. /Indeksonline/