Policia deklarohet për gjuajtjen me armë në “Aktash”

Policia e Kosovës është deklaruar për gjuajtjen me armë zjarri që ndodhi para pak çasteve në lagjen “Aktash” të Prishtinës.
Flora Ahmeti, zyrtare për informim në policinë rajonale të Prishtinës ka thënë për IndeksOnline se sot rreth orës 14:20, kemi marrë informatën për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ‘Gazmend Zajmi” në Prishtinë.
“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti.
Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nuk ka persona të lënduar./IndeksOnline/