75 Mall Live Search
20:55 / E Mërkurë, 14 Korrik 2021 / AR

Policia deklarohet për gjuajtjet me armë në Prishtinë: Erdhën nga një veturë në lëvizje

Indeksonline pak më parë raportoi për gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë.

Lidhur me rastin është deklaruar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai tha se nga informatat e para dyshohet se shkrepjet me armë erdhën nga një veturë në lëvizje.

“Rreth orës 20:10 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para dyshohet që nga një veturë në lëvizje ka pasë shkrepje arme.

Aktualisht policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin”, u shpreh Borovci./Indeksonline/