20:49 / E Diele, 13 Tetor 2019 / indeksADMonline

Policia deklarohet për mjetin shpërthyes në Pejë, po presin njësitin për deminim

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka konfirmuar për Indeksonline gjetjen e një mjeti shpërthyes.

Rugova në një prononcim për Indeksonline deklaroi se rreth orës 18:10 minuta janë informuar se në rrugën ‘Jeton Dedushaj’ në Pejë gjendet një  mjet shpërthyes.

“Policia ka marrë masat e nevojshme nga njësitet relevante dhe ka bllokuar rrugën ku edhe gjendet mjeti shpërthyes”, tha ai.

Gjithashtu Rugova shtoi se janë në pritje të njësisë për deminim të mjetit shpërthyes./Indeksonline/