75 Mall Live Search
13:41 / E Shtunë, 10 Tetor 2020 / indeksADMonline

Policia deklarohet për plagosjen e dy personave në Pejë!

Autoritetet e sigurisë janë deklaruar rreth plagosjes së dy personave në qytetin e Pejës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi është deklaruar rreth këtij rasti.

“Rreth orës 12:20, në afërsi të fakultetit të Biznesit në Pejë, janë plagosur dy persona, njëri nga ta kalimtar i rastit. Të dy janë derguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Njësitët kompetente po merrem me trajtimin e rastit, akoma nuk ka informacione për ndonjë të arrestuar”, është shprehur ai. /Indeksonline/