15:48 / E Shtunë, 25 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

Policia deklarohet për protestën e PSD-së

Policia e Kosovës me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe mbarëvajtjes së protestës së sotme të mbajtur në Prishtinë, kishte bërë përgatitjet e nevojshme operacionale policore.

Policia e Kosovës me njësitet e saja ishte e angazhuar për të siguruar mbarëvajtje të protestës, në mënyrë që ajo të kalojë pa ndonjë incident, që pjesëmarrësit në protestë të shprehin qëllimin e tyre në mënyrë demokratike.

Protesta është zhvilluar e qetë dhe pa ndonjë incident, protestuesit kanë marshuar nga sheshi ‘Zahir Pajaziti’ deri te ndërtesa e qeverisë. Aty janë realizuar disa aktivitetet të protestuesve, të cilat janë realizuar pa ndonjë incident.