18:18 / E Diele, 27 Qershor 2021 / AR

Policia deklarohet për rrahjen në Pishinën e Gërmisë

Policia e Kosovës është deklaruar për rrahjen në Pishinën e Gërmisë, për të cilën Indeksonline ka raportuar.

Flora Ahmeti, zëdhënëse për Rajonin e Prishtinës tha se Policia ka nisur hetimet për rastin në fjalë.

Rreth orës 17:00, është raportuar për një përleshje fizike në Pishinën e Gërmisë, në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisë një hetim lidhur me rastin në fjalë”, u shpreh ajo.

Ndryshe, Indeksonline ka publikuar edhe pamje nga përleshja fizike.

KLIKO KËTU