75 Mall Live Search
23:23 / E Hënë, 19 Prill 2021 / AR

Policia deklarohet për të shtënat me armë zjarri në Istog

Policia e Kosovës është deklaruar për të shtënat me armë zjarri në fshatin Gurrakoc të Istogut, shkruan Indeksonline.

Fatmirësisht, nga këto të shtëna nuk ka të lënduar, ndërsa Policia po punon për të kapur të dyshuarin.

“Rreth orës 22:30 Policia e Kosovës ka marrë informacion për të shtëna me armë zjarri në fshatin Gurrakoc të Istogut.

Pas kësaj, njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. Fatmirësisht nuk ka të lënduar. Policia po punon për të kapur të dyshuarin. Momentalisht nuk ka të arrestuar”, konfirmoi zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Burime të Indeksonline tregojnë se arsyeja e këtyre gjuajteve dyshohet të ketë lidhje me fajde.