Policia deklarohet për therjen në Pejë, 3 persona dërgohen në emergjencë

Indeksonline pak më parë raportoi për therje me thikë në Pejë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili njoftoi se janë lënduar tre persona.
Fillimisht ndodhi një përleshje mes disa personave në rrugën “Adem Jashari”, ku më pas u përdorën edhe mjete të ftohta (thikë).
Të lënduarit janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal.
Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë relevante./Indeksonline/