75 Mall Live Search
12:55 / E Diele, 05 Qershor 2022 / LB

Policia deklarohet për vdekjen e një 26-vjeçari në Qendrën e Azilit në Magure

Mëngjesin e sotëm një person është gjetur pa shenja jetë, në Qendrën e Azilit në Magurë të Lipjanit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci ka thënë për Indeksonline se bëhet fjalë për një shtetas të huaj, i moshës 26-vjeçare.

Deklarata e tij e plotë për Indeksonline:

Rreth orës 09:15, është pranuar informata për një trup të pa jetë, në Qendrën e Azilit në Magurë të Lipjanit

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës, mashkull, 26 vjeç, shtetas i huaj.

Aktualisht policia ka nisur një hetim mbi vdekjen, dhe me kujdes të shtuar po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ekzaminuese, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe ndriçimin e plotë të rastit.