22:04 / E Hënë, 18 Tetor 2021 / AR

Policia deklarohet për veturën e djegur në Sllatinë

Indeksonline pak më parë raportoi për një djegie të veturës në Sllatinë.

Lidhur me rastin për Indeksonline është deklaruar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se zjarri është lokalizuar dhe se nuk ka persona të lënduar.

Sot rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën e Prishtinë-Pejë, ku është djegur një veturë e cila ishte në lëvizje. Zjarri është lokalizuar. Nuk ka persona të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale“, u shpreh Ahmeti.