Policia deklarohet për vjedhjen që ndodhi brenda aeroportit ‘Adem Jashari’ në Prishtinë
Një vjedhje ka ndodhur pasditen e sotme në një prej bizneseve brenda aeroportit të Prishtinës ‘Adem Jashari’.
Rasti në fjalë është raportuar pak më parë nga Indeksonline, teksa nga biznesi në fjalë kanë deklaruar se është vjedhur telefoni mobil që funksionin si zyrtar i biznesit të tyre e që është ‘Rent A Car’.
Lidhur me këtë rast tashmë është njoftuar edhe Policia e Kosovës.
Në një prononcim për Indeksonline, zëdhënës i PK-së, Baki Kelani ka deklaruar se stacioni i policisë në Lipjan ka iniciuar rastin si vjedhje.
“Në një Rent A Car dyshohet se një person ka vjedhur një telefon. Rasti po hetohet nga njësitet policore”, ka thënë ai.
Ndërsa nga punëtori i kësaj kompanie, Gani Syla u tha se vjedhja u krye nga një gjermane bashkë me një shqiptar./Indeksonline/