75 Mall Live Search
10:11 / E Mërkurë, 18 Dhjetor 2024 / MSH

Policia deklarohet për zjarrin në fabrikën e mishit

IndeksOnline sot raportoi për një zjarr në fabrikën e mishit, “Apetit”.

Zjarri i shkaktuar nga rrethana akoma të paqarta ka bërë dëme të konsiderueshme materiale, por fatmirësisht nuk raportohet të ketë pasur të lënduar.

Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti deklaroi për IndeksOnlinen se policia u njoftua për zjarrin rreth orës 05:30.

“Sot rreth orës 05:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Babimoc.

Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Për detaje të tjera njoftoheni me kohë”, tha Ahmeti.