75 Mall Live Search
10:58 / E Hënë, 09 Nëntor 2020 / k.v

Policia deklarohet për zjarrin, që shpërtheu në kompaninë e sigurimeve

Policia është deklaruar për rastin e shpërthimit të zjarrit në kompaninë e sigurimeve, në rrugën “Luan Haradinaj”, në Prishtinë.

“Rreth orës 10:00 e kemi marrë informacionin për një rënie zjarri në një objekt (zyrë) në rrugën “Luan Haradinaj”, në Prishtinë. Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë për IndeksOnlinen, Flora Ahmeti, zyrtare për informim në policinë rajonale, në Prishtinë.

Zjarri është lokalizuar, ndërsa me rastin po merren njësitet kompetente.