09:26 / E Premte, 12 Tetor 2018 / indeksADMonline

Policia del me njoftim për kandidatët për policë që kaluan testin fizik

Policia e Kosovës ka ftuar të gjithë kandidatët që kanë kaluar testin me shkrim dhe atë të shkathtësive fizike që të lajmërohen për intervistën me gojë.

Përmes një komunikate, policia ka bërë të ditur se orari për intervistë është i publikuar në faqen zyrtare të saj, transmeton Indeksonline.

Po ashtu, policia ka njoftuar se çka duhet të kenë më vete në ditën e intervistës kandidatët për policë të rinj.

Më poshtë njoftimi i plotë:

NFORMIMI I KANDIDATËVE PĖR MBAJTJEN E INTERVISTËS GOJORE NË PROCESIN E REGRUTIMIT DHE SELEKSIONIMIT PËR ZYRTARË POLICOR

Të gjithë kandidatët të cilët me sukses kanë kaluar testin e shkathtësive fizike ftohen për interviste me gojë.

Vendi i mbajtjes së intervistës me gojë është në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Administrata e PK-së në Prishtinë.

Sipas orarit të paraqitur në listat e publikuara në ueb faqen zyrtare të Policisë së Kosovës, në adresën: www.kosovopolice.com dhe në të gjitha Drejtoritë Rajonale të Policisë së Kosovës.

Kandidatet ditën e zhvillimit të intervistës duhet te paraqiten se paku 15 minuta para kohës se caktuar dhe duhet të kenë me vete:

  1. Numrin e aplikacionit,
  2. Letërnjoftimin ose pasaportën e Republikës së Kosovës. /Indeksonline/

Listat mund ti shihni këtu: https://goo.gl/p9GYx4