75 Mall Live Search
14:34 / E Hënë, 30 Tetor 2023 / mp

Policia demanton mediat serbe: Punimet po vazhdojnë për ndërtimin e stacionit në Zubin Potok

Policia e Kosovës ka hedhur poshtë se në Zubin Potok, në vendin ku po zhvillohen punimet në stacionin policorë janë grumbulluar qytetarët.

Zëvendëskomandati i policisë për veriun, Veton Elshani, ka thënë për Indeksonline , se në Zubin-Potok, punimet janë duke vazhduar, ndërsa nuk ka qytetarë të grumbulluar. Ndryshe gjatë ditës në mediat lokale serbe duku iu referuar mediave të Begradit kanë raportuar se para stacionit të ri policor të improvizuar në Zubin-Potok, janë mbledhur disa qytetarë, nuk qëndron.