75 Mall Live Search
00:56 / E Shtunë, 02 Maj 2020 / indeksADMonline

Policia dënon djalin e gruas që qepi uniformat e UÇK-së, kishte rekomandim të bleje ilaqe për babain e shtrirë në spital

Ylli Dança nga komuna e Pejës është dënuar ditën e djeshme nga Policia e Kosovës, për shkak të kufizimit të lëvizjes.

Ylli është djali i Serbeze Dançes, gruas e cila qepi uniformat e UÇK-së, e cila ndërroi jetë muajin janar.

Dança thotë se gjatë kohës  që ishte ndalë nga Policia e Kosovës, kishte për detyrë t’i merrte terapinë babait të tij i cili vuan nga diabeti, shkruan Indeksonline.

 “E kam pas babain në spital sheqeri  ka qenë 28, mjeku  më rekomandoi që me shku me i ble insulin novomix. Më ndalen policia ju tregova arsyen e kisha edhe rekomandimin, u mundova t’ia sqaroje se babain e kisha të shtrirë në spital dhe terapia u rekomandua nga doktori patjetër, por thanë që s’jau ndinë. Poashtu u tregova që jam djali i Serbeze Dançes rrobaqepses së UÇK-së, e cila ishte e para në radhët e UÇK-së, por edhe pas kësaj ata më dhanë denim pa arsye”, ka thënë në një bisedë për Indeksonline.

Dança thotë se gjendja shëndetësore e babait të tij nuk është e mirë, dhe se kujdesi ndaj tij duhet të jetë i veçantë. /Indeksonline/