75 Mall Live Search
10:24 / E Enjte, 05 Shkurt 2026 / H F

Policia gjobit dhe ndëshkon shoferin që tejkaloi mbi trotuar si “kapadai”, 200 euro gjobë dhe tre muaj pa patentëshofer

Njësiti i Trafikut i kryeqytetit ka marrë masa ndaj një shoferi, i cili është identifikuar duke bërë tejkalim të kolonës së automjeteve në mënyrë të kundërligjshme, duke shfrytëzuar trotuarin.

Pas identifikimit nga zyrtarët policorë, ndaj shoferit janë shqiptuar masa ndëshkuese në përputhje me legjislacionin në fuqi, konkretisht: gjobë në vlerë prej 200 eurosh, 2 pikë negative dhe ndalesë e patentëshoferit për tre (3) muaj.

Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit rrugor, duke theksuar se veprime të tilla përbëjnë rrezik serioz për sigurinë e këmbësorëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në trafik.