13:57 / E Enjte, 01 Tetor 2020 / indeksADMonline

Policia dënon vushtrriasin për mosbartje të maskës, ndonëse ishte vetëm në veturë

Policia e Kosovës ka dënuar një qytetar të Komunës së Vushtrrisë për mosbartje maskës, ani pse ishte vetëm në veturë.

IndeksOnline ka siguruar dokumentin ku vërteton se është dënuar me 35 euro për mosbarjtje maske, më 29 shtator 2020.

Viktima për IndeksOnlinen, ka thënë se ishte vetëm në veturë në momentin kur është dënuar.

Mirëpo sipas vendimit të ri të Ministrisë së Shëndetësisë lejohet të ngisni makinën pa maskë, nëse jeni vetëm në veturë.

Kur nuk bartet maska:

Gjatë ecjes në rrugë kur jeni vetëm;

Te çdokush që ka probleme me frymëmarrje (të ofrohet dëshmia e sëmundjes së rrugëve të frymëmarrjes).

Nëse jeni vetëm në veturë

Njerëzit që nuk mund ta vendosin ose heqin maskën për shkak të ndonjë sëmundjeje fizike, mendore ose ndonjë dëmtimi e paaftësie

Personat shurdhmemecë

Në momentet kur duhet të veprohet urgjentisht nga përfaqësuesit e autoriteteve (policët, punëtorët shëndetësorë, zjarrfikësit) për të dhënë ndihmë ose për të evituar kërcënimin e çfarëdo rreziku.

Në aktivitete, që mund të shkaktojnë lagien e maskës, si p.sh. gjatë larjes në pishinë, liqe ose në det.