09:38 / E Enjte, 26 Mars 2020

Policia detyron të vetizolohet një mjek, punëtorët dhe familjarët e tij, dyshohet se pati kontakt me të infektuar, në Klinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një mjek është raportuar që ka punuar në klinikën e tij private ilegalisht, shkruan IndeksOnline.

Sipas njoftimit, mjeku punëtorët dhe familjarët e tij janë futur në karantinë pasiqë dyshohet se kanë pasur kontak me të infektuar me koronavirus.

“ Rr. Sadik Rama, Klinë 25.03.2020-16:58.  Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (mjek), është hasur duke punuar në klinikën e tij private duke rënë në kundërshtim me vendimet e marra. I njëjti është vetë izoluar me punëtorët dhe familjen e tij pasi që dyshohet se ka pasur kontakt me disa klient që dyshohet të jenë të infektuar”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/