07:13 / E Enjte, 07 Qershor 2018 / indeksADMonline

Policia dhe Forenzika marrin pajisje të reja

 Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në bashkëpunim të ngushtë me Ambasadën e Republikës së Gjermanisë në Kosovë, do t’i dorëzojë sot Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Forenzikës pajisje për kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta, në ambientet e Agjencisë Kosovare të Forenzikës, duke filluar nga ora 10:00.

Gjatë kësaj ngjarjeje, Programi i Sigurisë në Kosovë (KSSP) i UNDP-së do të dorëzojë pajisje që do të përmirësojnë punën e Agjencisë së Forenzikës dhe Policisë së Kosovës. Ndihma gjithashtu përfshin trajnimin e personelit përkatës për përdorimin e duhur të pajisjeve të dhuruara.

 Pjesëmarrës në këtë ngjarje do të jenë edhe Zëvendës Ministri i Punëve të Brendshme, Selami Shkodra, Ambasadori i Gjermanisë, Sh.T. Christian Heldt, Zëvendës Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP, znj. Alessandra Roccasalvo, Zëvendës Drejtori për Burime në Policinë e Kosovës, z. Dejan Jankovic, Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Kosovare të Forenzikës, z. Blerim Olluri dhe pëfaqësues të Ministrisë Punëve të Brendshme.

Pajisjet dhe trajnimet u mundësuan nëpërmjet kontributit bujar të Zyrës së Jashtme Gjermane.