15:32 / E Martë, 19 Dhjetor 2023 / A. M.

Policia dhe AKP aksion në Banjskë, marrin nën kontroll kompleksin “Rajska Banja”

Me asistencën e Policisë së Kosovës të Rajonit të Veriut, kompleksin “Rajska Banja” në fshatin Banjskë, pak më pak se një orë më parë kanë hyrë zyrtarët e Agjencisë Kosovare për Privatizim dhe e kanë marrë nën kontroll.

Lajmin për asistimin  e AKP-së e ka konfirmuar për Indeksonline Veton Elshani zëvendës komandanti i Policisë së Kosovës.

“Mund ta konfirmoj qe sot i kemi asistuar zyrtareve te AKP-së dhe aktualisht jemi ne objektin ne Banjskë.

Ndryshe, që nga 24 shtatori kur në këtë fshat ka pasur një konflikt të armatosur mes serbëve dhe Policisë së Kosovës, kompleksi “Rajska Banja” nuk ka funksionuar.