75 Mall Live Search
19:00 / E Martë, 05 Mars 2019 / indeksADMonline

Policia dhe FSK nuk gjejnë mjet shpërthyes në kryeqytet

Policia dhe FSK ishin alarmuar pas pranimit të një informate për një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën “Tirana” në kryeqytet.

Burimet e Indeksonline brenda Policisë kanë thënë se pas verifikimit të vendit të ngjarjes është konstatuar se nuk bëhet fjalë për mjet shpërthyes.

Autoritetet kanë larguar shiritat nga vendi i ngjarjes dhe sipas tyre aty nuk është hasur në asnjë mjet shpërthyes./Indeksonline/