13:52 / E Mërkurë, 29 Janar 2020 / indeksADMonline

Policia dhe Inspekcioni aksion në klubet e natës në Vushtrri

Drejtoria për Inspektime e Komunës së Vushtrrisë mbrëmë pas mesnate me datë 29/01/2020 në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, njësiti në Vushtrri – Njësiti për intervenime të shpejta kanë marrë një aksion për inspektimin e Klubeve të natës në komunën e Vushtrrisë, transmeton Indeksonline.

Këtë e ka bërë të ditur Rrahim Ajeti, drejtor i Inspekcionit në këtë komunë, i cili ka njoftuar rreth këtij aksioni.

“Në aksionin e ndërmarrë kanë hasë në dy klube të natës të hapura dhe pas inspektimit konstatuan disa parregullsi si dhe janë gjobitur me gjobë mandatore prej 400€, për mos respektim të orarit, si dhe lidhur me këtë janë urdhëruar me procesverbal për evitimin e këtyre parregullsive dhe se në të kundërtën do të merren masa konform legjislacionit të zbatueshëm në fuqi si dhe iu është ndaluar ushtrimi i veprimtarisë pas orës 24:00 deri në hyrjen në fuqi të Rregullores për Fillimim dhe Mbarimin e Orarit të Punës dhe Organizatave të Biznesit në Komunën e Vushtrrisë e cila pritet të hyjë në fuqi nga 01/02/2020”, ka njoftuar Ajeti./Indeksonline