75 Mall Live Search
08:37 / E Hënë, 19 Maj 2025 / AR

Policia dhe inspektorati mbyllin dy lokale në Vitomiricë

Në një aksion të përbashkët, Policia e Kosovës dhe Inspektorati komunal kanë mbyllur dy lokale në fshatin Vitomiricë.

Lokalet janë mbyllur për shkak se nuk kishin leje pune, shkruan Indeksonline.

Autoritetet njoftojnë se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Nga ana tjetër, drejtoresha e Inspeksionit në Komunën e Pejës Edonjeta Berisha, ka thënë për Indeksonline se janë kontrolluar aktivitetet e bizneseve për respektimin e ligjshmërisë dhe rregullave komunale.

Drejtoria e Inspeksionit, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar një aksion inspektues dhe verifikues në dy lokale nate në zonën e Vitomiricës. Gjatë këtij aksioni, janë kontrolluar aktivitetet e bizneseve për respektimin e ligjshmërisë dhe rregullave komunale.Aksioni ka pasur për qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe mbrojtjen e qytetarëve nga çdo parregullsi e mundshme. Si Drejtoreshë e Inspeksionit, Edonjeta Berisha, theksoj se aksione të tilla do të vazhdojnë në mënyrë të rregullt dhe të paanëshme, në të gjitha zonat ku operojnë subjektet afariste, për të siguruar zbatimin e ligjit dhe standardeve të parapara me rregullore. Falënderojmë Policinë e Kosovës për bashkëpunimin dhe përkrahjen në këtë proces, si dhe qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar”, ka thënë,Berisha.

Më poshtë keni pamjet: