75 Mall Live Search
22:02 / E Premte, 11 Dhjetor 2020 / OSH

Policia dhe Inspektorati në aksion në Prishtinë, mbyllen hotele, restorante dhe një shisha bar

Policia e Kosovës në bashkëpunimin me Inspektoratin e Ministrisë së Shëndetësisë sonte kanë qenë në aksion në Prishtinë.

Indeksonline ka arritur të siguroj pamje dhe mëson se dy hotele, një restorant dhe një shisha bar janë mbyllur.

No description available.

Këto lokale kanë punuar pas orës policore, që është e ndaluar  në bazë të ligjit anti Covid 19.

No description available.

Përveç mbylljes, këto lokale edhe janë gjobitur për mos respektim të rregullave.

Komuna e Prishtinës po vazhdon të prij me raste në Kosovë dhe gjendet në Zonën e Kuqe.

Minstri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në konferencën sot ka bërë të ditur se këto masa do të vazhdojnë të jenë në fuqi, pasi që spitalet janë të mbi ngarkuara. /Indeksonline/

No description available.