22:34 / E Enjte, 22 Prill 2021 / OSH

Policia dhe inspektorët aksion në Ferizaj, kontroll lokaleve

Policia së bashku me inspektorët janë duke kryer një aksion në qytetin e Ferizajt.

Ata po shikojnë nëse lokalet po i respektojnë masat kundër koronavirusit, të marra nga Qeveria e Kosovës, raporton Indeksonline.

Gastronomia mund të punoj deri në ora 22:00, sipas masave të reja të marra nga Qeveria e Kosovës.

Ditëve të fundit janë shtuar kontrollat e inspektoreve dhe policisë nëpër lokalet, për të parë nëse po respektohen masat.

Për lokalet që nuk i respektojnë masat, pasojnë dënimet./Indeksonline/