Policia dhe inspektorët nuk i falin më taksistët ilegalë, edhe sot shpërndanë gjoba!
Ekipi i inspektorëve së bashku me Policinë e Kosovës sot gjatë ditës kanë gjobitur taksistët ilegalë në kryeqytet.
Komuna e Prishtinës thotë se të gjithë duhet të respektojnë standardet pa përjashtim, transmeton Indeksonline.

Njoftimi i plotë i Komunës së Prishtinës:
Qyteti ka rend e rregulla, dhe standarde që duhet të respektohen nga të gjithë, pa përjashtim!
Ndaj, ekipi i inspektorëve në bashkëpunim me Policinë e Kosovës vazhdimisht angazhohen për të ruajtur e për të rritur cilësinë e jetesës dhe sigurinë në komunitet.
Edhe sot gjatë ditës, në lagjet e ndryshme në Kryeqytet, u ndaluan dhe u gjobitën taksistët ilegal.

