09:32 / E Diele, 02 Gusht 2020 / indeksADMonline

Policia dhe Inspektoriati në aksion, gjejnë parregullsi te “Abi Çarshia” dhe “Galeria”

Njësite policore të stacionit policor Prizren, NJSO, NJRSH, Inspektoret Komunal së bashku me Drejtorin e Inspektoratit dhe Inspektorët Sanitar nga AVUK-u kanë ndërmarrë një operacion dhe veprime në qendrën tregtare ,,Abi Qarshia”  si dhe qendrën tregtare ,,Galeria” që gjenden ne Rr. “Ekrem Rexha” në Prizren.

Gjate kryerjes se detyrës zyrtare janë gjetur parregullsi dhe janë shqiptuar gjoba si në vijim:

1. Janë mbyllur 12 lokale afariste në qendrën tregtare “Galeria”.

2. Janë shqiptuar 5 dënime për subjekte nga 500 euro.

3. Janë shqiptuar dy dënime personave fizik nga 50 euro.

4. Një vërejtje për subjektin lidhur me mos mbajtjen e distancës, dhe

5. 46 fletëparaqitje për mos mbajtje të maskës mbrojtëse.

Gjate zhvillimit të këtij plani gjithçka ka shkuar në rregull, dhe njëkohësisht ju informojnë se aktivitetet të tilla do të jenë të përditshme përderisa situata me “Covid 19” të ndryshojë dhe policia rajonale në Prizren do të jetë në zbatim të plotë të vendimeve të qeverisë.