75 Mall Live Search
09:39 / E Enjte, 26 Dhjetor 2024 / k.v

Policia dhe SHSKUK-ja prezantojnë të arriturat e marrëveshjes për personelin policor

Policia e Kosovës dhe Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës sot nga ora 10:00 do të prezantojnë të arriturat e marrëveshjes për personelin policor.

“Policia e Kosovës, sot me 26 dhjetor 2024, do të organizojë konferencë të përbashkët për media me SHSKUK-në për të prezantuar të arriturat e “Marrëveshjes së Bashkëpunimit në mes të PK-së dhe SHSKUK-së, për Shërbime Mjekësore dhe Psikologjike të Personelit Policor dhe Rekrutëve”, thuhet në njoftim.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë përfaqësues nga Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore të Policisë së Kosovës dhe përfaqësues nga SHSKUK-ja.