23:25 / E Hënë, 14 Tetor 2019 / indeksADMonline

Policia dhe tifozëria e Kosovës, shembull për Evropën

Përveç futbollistëve në fushë, performanc fantastike patën edhe tifozëria e Kosovës.

“Dardanët” krijuan  një “ferr” për futbollistët malazez per brohoritjet e tyre që nuk u ndalën për asnjë sekond, shkruan Indeksonline.

Edhe pse disa tifozë malazez u munduan të krijonin probleme, ishte polica që u përkujdes që atmosfera fantastike në stadium të mos prishej.

Nuk është hera e parë që tifozët dhe policët japin shembull për vendet tjera se si duhet përkrahur vendin dhe për ta mbrojtur atë.

Vlen të kujtojmë ndeshjen me Çekinë në “Fadil Vokrri”, kur Policia e Kosovës arrestoi disa tifozët çek pasi që po planifikonin të fusnin një flamur serb në fushë. /Indeksonline/