Policia dhe zjarrfikësit largohen nga shtëpia e Sokol Halilit

Njësitet relevante të policisë dhe ato të zjarrfikësve janë larguar nga shtëpia e Sokol Halilit, pasi i njëjti ka kryer vetëvrasje.
Halili po kërkohej nga policia, pasi dyshohet të ketë qënë dorasi i vrasjes së gruas së tij shtatzënë, 35 vjeçares, Hamide Magashi.
Dyshohet se Sokol Halili ka qëlluar vetën në kokë pasi policia ka bastisur shtëpinë e tij, ndërkaq ka ndërruar jetë rrugës për në QKUK.
Ndërkohë, mbi vetëvrasjen e Halilit ka dhënë detaje edhe policia.
“Bazuar në hetimet intensive dhe veprimet operative-hetimore, sot më 02 dhjetor 2022, rreth orës 13:45 njësitet policore kanë arritur të lokalizojë vendndodhjen e të dyshuarit mashkull kosovar, Sokol Halili, viti i lindjes 1991, i cili gjendej në fshatin Davidovc të komunës së Shtimes…
Përkundër të gjitha masave të ndërmarra dhe tentativës për negocim, nga njësitet dhe kompetentët policorë i njëjti nuk është dorëzuar dhe me armës zjarri ka kryer aktin e vetëvrasjes” thuhet në njoftimin e policisë.
Indeksonline ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes.