10:24 / E Hënë, 25 Janar 2021 / k.v

Policia: Dje arrestuam 10 persona të dyshuar

Dhjetë persona janë arrestuar të dielën nga Policia e Kosovës, transmeton IndeksOnline.

Arrestimet kanë ndodhur në raste të ndara në rajone të ndryshme të vendit.

Për të gjitha arrestimet është njoftuar me kohë prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit, gjashtë prej tyre janë dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërsa katër të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt./IndeksOnline/