09:14 / E Hënë, 19 Tetor 2020 / indeksADMonline

Policia: Dje arrestuam 14 persona

Policia e Kosovës gjatë së dielës ka prangosur 14 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Arrestimet kanë ndodhur në rajone të ndryshme të vendit, ndërsa për të gjitha është njoftuar me kohë Prokurori i Shtetit, transmeton IndeksOnline.

Me urdhër të prokurorit, 11 prej të të arrestuarve janë dërguar në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar me procedurë të rregullt./IndeksOnline/