Policia: Dje arrestuam 16 persona

Gjatë së dielës, Policia e Kosovës ka arrestuar 16 persona për vepra të ndryshme penale.
Sipas policisë, arrestimet kanë ndodhur në rajone të ndryshme dhe në raste të ndara.
Për të gjitha arrestimet është njoftuar me kohë prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa një tjetër në vuajtje të dënimit./IndeksOnline/