Policia: Dje arrestuam 16 persona për incidente dhe vepra të ndryshme penale

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka arrestuar 16 persona për incidente dhe vepra të ndryshme penale.
Arrestimet janë kryer në raste të ndara dhe në të gjitha rajonet e vendit, transmeton IndeksOnline.
Me urdhër të prokurorit, 12 prej të arrestuarve janë dërguar në qendrën e mbajtjes ndërsa katër janë liruar në procedurë të rregullt./IndeksOnline/